Популярное

Top News - Integrated Energy marrëveshje me UBT/ Punësim për ekselentët, landfilli bëhet ‘laborator’

4.7
( 137 )
Оцени!
Top News - Integrated Energy marrëveshje me UBT/ Punësim për ekselentët, landfilli bëhet ‘laborator’. Tanimë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të kenë mundësi të përgatiten profesionalisht duke kryer studimet e tyre pranë landfilit të sharrës. Administratorja e Shoqërisë Integrated Energy, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje me Univeristetin Bujqësor u shpreh se ky është fillimi i një bashkëpunimi që do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme në degët e mjedisit, veterinarisë dhe agronomisë ndërsa siguroi se nuk do të mbetet në letër por do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë

Rektori i Universitetit Bujqësor, profesor Fatbardh Sallaku, ndërsa shprehu konsideratë të lartë për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve të shoqërisë Integrated Energy nënvizoi rëndësinë që do të ketë kjo marrëveshje për studentët e tij.

Profesor doktor Seit Shallari shprehu konsideratën e tij për veçoritë e kompleksit të Sharrës i cili do të shndërrohet në një hapësirë shumë të rëndësishme për studentët që do të praktikohen në ato ambiente.

Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku u shpreh se shpreson që ky të jetë fillimi i një bashkëpunimi të studentëve me një ndër kompanitë më serioze në këtë fushë.

Shoqëria Integrated Energy BV SPV është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve mjedisore afatgjata dhe të qëndrueshme në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Që prej vitit 2018, IEBV menaxhon Landfillin e Sharrës duke sjellë një ndryshim rrënjësor të situatës mjedisore në qytetin e Tiranës. Ndërsa ndryshimi mund të shihet qartë, pasi kjo zonë është tashmë plot me parqe, kafshe dhe bimë të ndryshme, investim i kompanisë me qëllim jo vetëm për një hapësirë të pastër dhe të rregullt por edhe pro mjedisore. 3 studentë ekselentë të Univeristetit Bujqësor do të përzgjidhen për t’u punësuar pranë Integrated Energy BV SPV


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: -channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#IntegratedEnergy#UBT#TopChannel
Категория
Развлечения
Комментариев нет.

Вместе с Top News - Integrated Energy marrëveshje me UBT/ Punësim për ekselentët, landfilli bëhet ‘laborator’ так же смотрят: